Kronikë

Sekuestrohen në Kakavijë, 94 mijë paund fshehur në furgonin që hynte në Shqipëri

Policia Kufitare e Kakavijës së bashku me FRONTEX, kanë zbuluar të fshehura në një furgon që po hynte në Shqipëri, 94 210 paund dhe kanë arrestuar shoferin e tij, N.T, 49 vjeç, banues në Dimal.

Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi se, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, automjetin tip furgon me drejtues shtetasin N. T., 49 vjeç, banues në Dimal.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia Kufitare dhe FRONTEX, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86 810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i furgonit, shtetasi N. T. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top