Showbiz

Scott Disick flet pas krahëve për Kourtney Kardashian, ja çfarë mendon ajo për të

Ditën e djeshme një përplasje në rrjete mes ish-partnerëve të Kortney Kardashian bëri ‘lëmsh’ të gjithë rrjetin.

Disick i kishte dërguar Bendjima-s një foto në të cilën Kourtney shfaqej duke u puthur me partnerin e saj aktual, Travis Barker, në një varkë.

Hej, a është mirë kjo vajzë?!!! Mik çfarë është kjo. Në mes të Italisë”, i shkruan Scott modelit të njohur.

“Nuk ka rëndësi për mua për aq kohë sa ajo është e lumtur. P.S. Nuk jam miku yt”, ia ka kthyer Bendjima.

Edhe pse Kourtney nuk ka folur ende publikisht lidhur me këtë fakt, një burim pranë saj tregon se jo është shumë  elumtur në marrëdhënien e saj me Travis Baker dhe se Scoot e ka të vështirë ta pranojë këtë fakt.

Ajo thjesht dëshiron që ai ta dijë më mirë përpara se ta merrnin vesh të gjithë njerëzit nga Younes. Younes nuk mund të besohet kurrë dhe Scott e di këtë gjë”, është shprehur një burim pranë saj.

Burimet kanë thënë se Kourtney-t nuk i intereson se çfarë mendon Scott për lidhjen e saj të re apo si e bën ajo jetën e saj.

Ajo nuk do të ndryshojë mënyrën se si vepron dhe do të vazhdojë ta shijojë udhëtimin. Ajo e di që Scott ka kaluar një moment dobësie dhe se ka bërë diçka të nxituar për të cilën do të pendohet”, ka thënë burimi.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top