Partnerja e këngëtarit Ledri Vula, ndan shpesh me fansat e saj foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të “Instagram-it”.

Kanë kaluar katër muaj nga lindja e Poem Blu dhe megjithëse në rrjete sociale është fotografuar me forma thuajse perfekte, por Sara i ka këshilluar fansat e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në “Instagram”.
Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar ka treguar ajo me anë të një fotoje.
Megjithatë, sekreti i pozave të “Instagramit” është thithja e barkut, për t’u dukur sa më mirë thjesht në një shkrepje.
“Ky është barku i vërtetë”, thotë Sara duke qeshur.
