Jetë/stil

Sandra Bullock tërhiqet nga aktrimi, zbulon arsyen e vendimit

Aktorja e njohur, Sandra Bullock ka konfirmuar se do të shkëputet nga aktrimi tani për tani.

Për “Entertainment Tonight”, aktorja është shprehur se nuk e di se sa do të zgjasë kjo shkëputje por thotë se do të jetë në vendin që e bën atë të lumtur, në shtëpi me fëmijët e saj 12 dhe 10 vjeçar.

“Unë e marr punën time shumë seriozisht”, tha ajo, duke vënë në dukje se është një punë “24/7”.

“Dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me fëmijët e mi dhe familjen time. Këtu do të jem për një farë kohë”, është shprehur më tej aktorja.

Kur u pyet se çfarë përfshin në listën e gjërave që do të bëjë në përditshmëri.

“Duke ju shërbyer çdo gjë që iu nevojitet fëmijëve”, u përgjigj aktorja.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top