Moderatorja Rudina Magjistari do të rikthehet në 6 shtator me sezonin e ri të emisionit “Rudina” në TV Klan, që si gjithmonë do të vijë me risi e të ftuar të rinj.

Por, Rudina ka menduar që para rikthimit në ekran të bëjë një ndryshim.
Fillimisht, moderatorja ka postuar një foto nga parukeria me flokët bionde, në ngjyrën që i ka mbajtur kaq kohë.
E më pas postoi një foto ku tregoi ndryshimin dhe lyerjen e re platin.
Ndjekësit e saj e pritën mirë këtë ndryshim duke dhënë komente pozitive për moderatoren.


