Showbiz

Rudina Dembacaj shtatzënë?! Ja si qëndron e vërteta

Rudina Dembacaj është një nga personazhet publik që gjithmonë qëndron në qendër të vëmendjes mediatike lidhur me jetën e saj private.

Para disa kohësh ajo ka celebruar dashurinë me partnerin e saj Mark Frrokun, por ende nuk kanë bërë një dasmë.

Aktorja është maft aktive në rrjete sociale dhe ditën e sotme ka publikuar isa video në Instastory, në të cilat shprehet se kohët e fundit qan për gjithçka.

“Qurravitesha për çdo lajm që dëgjoja, të mirë apo të keq”, thotë aktorja, që tregon disa raste të ditëve të fundit.

Por, kjo deklaratë e saj i ka bërë të gjithë ndjekësit të dyshojnë se mos ajo është në pritje të ëmbël.

Për këtë arsye ajo është detyruar t’i sqarojë të gjithë dhe t’ju shuajë dyshimet.

“Nuk jam shtatzënë. Jo, jo, jo. Jam me dietë”, shprehet ajo, duke treguar barkun e saj të sheshtë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top