Showbiz

Ronaldo dështoi ndaj Belgjikës, por partnerja e tij shkëlqen në ‘Sevilla’, e gjithë vëmendja te bukuroshja brune (FOTO)

Portugalia nuk arriti të kalonte pengesën belge në fazën e 1/8 të “Euro 2020”, duke u eliminuar kështu nga gara.

Ndonëse kapiteni dhe ylli i kësaj përfaqësuese, Cristiano Ronaldo, bëri gjithçka për të shënuar, një gjë e tillë nuk u arrit.

Mirëpo, në stadiumin e Sevillas të dielën mbrëma, ka shkëlqyer një person i afërt i sulmuesit. Bëhet fjalë për partneren e tij, Georgina Rodriguez.

27-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen në tribunën e stadiumit spanjoll, në mbështetje të Portugalisë.

Modelja ishte e shoqëruar nga dy mikesha dhe në fotot e publikuara, shihet e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur.

foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top