Sport

Roma, Abraham firmos deri në 2026: “Do ta udhëheq skuadrën në majë”

Tammy Abraham është zyrtarisht lojtari i ri i Romës. “Klubi njofton se ka blerë përfundimisht të drejtat për shërbimet sportive të lojtarit anglez nga Chelsea, për një shumë fikse prej 40 milionë euro – thuhet në komunikatën për shtyp të verdhekuqve.

Marrëveshja gjithashtu përfshin bonuse variabël që lidhen me arritjen të objektivave të caktuar sportivë nga Roma e lojtari dhe një përqindje në rast të një transferimi të ardhshëm të të drejtave që lidhen me vetë lojtarin”. Abrahami ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026, ai do të veshë fanellën me numrin 9. “Ky është një klub që meriton të luftojë për tituj – ishin fjalët e sulmuesit – Unë kam jetuar përvojën e fitimit të trofeve të rëndësishëm dhe kam ndërmend ta luaj përsëri atë lloj kompeticioni: dua të ndihmoj ekipin të arrijë këtë objektiv dhe ta sjell Romën në nivelet që ata meritojnë të jenë. Është një nder i madh të jesh numri 9 i këtij Klubi dhe mezi pres të filloj dhe të ndihmoj ekipin”.

“Kuptohet kur një klub vërtet dëshiron të të ketë dhe Roma e tregoi atë pa asnjë dyshim me mua,” tha Abraham në intervistën e tij të parë si lojtar i Romës.

🤝 Benvenuto all’#ASRoma@tammyabraham!

📄 https://t.co/J8qPG8DE25#ASRoma pic.twitter.com/xxT1Kpa26Y

— AS Roma (@OfficialASRoma) August 17, 2021

“Pavarësisht se është një lojtar shumë i ri, me hapësirë të madhe për rritje, Tammy tashmë ka luajtur më shumë se 200 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 100 gola, duke fituar disa tituj të rëndësishëm – tha menaxheri i përgjithshëm i verdhekuqve Tiago Pinto – Zgjedhja për të lënë Premier League dhe ekipin e qytetit të tij të lindjes tregon me fakte se sa shumë beson djali në sfidën për tu rritur dhe bërë mirë me Romën. Të sjellësh në klub lojtarë që duan të veshin fanellën tonë në klub është vërtet shumë e rëndësishme për identitetin dhe përkatësinë në të cilën ne besojmë se është themelore vizioni ynë për Klubin “. Abrahami është blerja e katërt e merkatos verore për verdhekuqtë pas Rui Patricios, Shomurodov dhe Matias Vina.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top