Rita Ora ‘ngriti’ temperaturat duke u shfaqur me një fustan rrjetë në disa fotografi të reja në Instagram të publikuara të mërkurën.

Këngëtarja e famshme, 30 vjeçe, dukej e mahnitshme teksa shkëlqente e veshur me bikini të zeza dhe një fustani transparent që zbulonte linjat e saj trupore.
Veshja e tejdukshme theksoi figurën trupore të Ritës e cila është për t’u pasur zili nga shumë femra, ndërsa këngëtarja mund të shihej duke lundruar rreth plazhit kalifornian, e veshur pa asgjë, përveç një palë bikini të zeza poshtë.
Në të njëjtën seri fotografish, Rita ndau me ndjekësit në Instagram edhe një tjetër imazh ku dukej magjepsëse, e veshur me një veshje të përbërë nga disqe të vogla, duke nxitur kështu tundimin te fansat se ajo mund të jetë në xhirimet e një klipi të ri.


