Kanë rinisur negociatat “online” ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë.

Ky lajm është bërë me dije nga një një anëtar i delegacionit të Kievit, David Arakhamia, udhëheqës i partisë së Presidentit Zelensky, duke folur për “Ukraynskaia Pravda”.
“Bisedimet kanë filluar”, tha ai.
Raundi i katërt i negociatave për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës nisi ditën e djeshme nëpërmjet një video konference, por u pezullua përkohësisht deri më sot për çështje teknike.
Ditën e djeshme presidenti ukrainas, Vladymyr Zelensky, tha se bisedimet do të jenë të vështira.
