Kronikë

RENEA, mësymje në fermën e kanabisit, ndër 3 të arrestuar një emër i njohur

Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Vlorë, duke arrestuar 3 persona me dy makina të blinduara, krahas një shume parash dhe një sasi kanabisi.

Operacioni policor i koduar “Otima”çoi në arrestimin Ferdinand Llanajt, 43 vjeç, banues në Selenicë, person me precedent të mëparshëm kriminalë si dhe të dy të tjerëve:Dritan Begaj, 54 vjeç, me banim në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, me banim në Librazhd.

Ferdinant Llanaj njihej me nofkën “Robi”.

Të tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh kanabisi në ambientet e banimit të Ferdinand Llanajt dhe rreth një objekti po në pronësi të tij tek përroi i Otimës në Selenicë.     

Policia, gjatë kontrolleve në këto ambiente, gjeti një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Dosjet e të treve i kaluaniP rokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top