Bota

Qëllohet me 6 plumba në hyrje të shtëpisë, humb jetën gazetari i njohur grek Karaivaz

Gazetari i njohur grek, Giorgos Karaivaz ra i vdekur përpara shtëpisë së tij pasi një person ende i panjohur, ka qëlluar në drejtim të tij me 6 plumba.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Alimo, në kryeqytetin grek.

Sipas mediave greke, ai sapo kishte mbërritur në hyrje të shtëpisë së tij pas një dite të gjatë pune në televizionin “Star”.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top