Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet i riu në Fier

Një 25-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me armëmbajtje pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Klejdi Mile, 25 vjeç, banues në Verri, Fier. 

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në automjetin ku po udhëtonte kur u kap, u gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 10 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu sportive pa leje dhe fishekë luftarak.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top