Kronikë

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga në pranga një 28-vjeçar, pasi gjatë kontrollit ushtruar në makinën e tij tip “Benz”  i është sekuestruar armë zjarri. 

Kontrolli i tij është bërë në kuadër të operacionit “Muzgu”, pas disa informacioneve që policia kishte marrë për qarkullimin e tij me armë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top