Bota

‘Pushtimi i shpejtë i Afganistanit nga talibanët nuk është befasues’

Talibanët kanë marrë ndërtesën kryesore të qeverisë në Kabul tashmë. Pushtimi i shpejtë i Afganistanit nga talebanët e përmbysi me themel vlerësimin e qeverisë amerikane, e cila tha se do të duheshin 90 ditë që ky grupim të merrte Kabulin.

Ritmi i përparimit të tij befasoi shumë vëzhgues, por disa besojnë se ishte i pashmangshëm.

Prof Amalendu Misra, i cili jep politikë në Universitetin Lancaster dhe është autor i një libri mbi Afganistanin, beson se lëvizja talebane po bashkohej me ritëm për një kohë.

“Ata po depërtonin në qytete dhe fshatra më të vegjël. Dhe duket se ata kishin mbështetje nga njerëzit në zonat e largëta – ata e marrin forcën e tyre nga vende të tilla,” tha ai për BBC.

Prof Misra shton gjithashtu se rënia e shpejtë e Ushtrisë Afgane tregon gjithashtu se nuk kishte vullnet për të luftuar dhe në disa raste trupat e tyre madje dukeshin se kishin simpati ndaj kauzës së talebanëve.

Ai gjithashtu thekson se trupat amerikane e filluan dhënien fund të rolit të tyre luftarak në vitin 2014 dhe ishin të pranishëm në vend vetëm si këshilltarë dhe trajnerë.

“Pra, ajo që po ndodh tani do të kishte ndodhur gjithsesi. Një strategji e re nga SHBA ishte e nevojshme, por qartë se ai opsion u hoq nga tryeza shumë më herët.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top