Lajme

PS merr 8 mandate, PD-6, mbyllet zyrtarisht numërimi në Elbasan

Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Qarkun e Elbasanit.

Në të dhënat zyrtare të publikuara në faqen e KQZ në këtë qark Partia Socialiste është ajo që kryeson duke siguruar 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 6 mandate.

E përkthyer në vota PS ka marrë 86,224 ose 55.22%. Ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike, Aleanca për Ndryshim, ka marrë 57,878 vota ose 37.06%.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6892, por nuk ka arritur të marrë mandat në këtë qark.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top