Që nga grushti ushtarak në Mianmar, numri i civilëve që humbën jetën si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë kundër kundërshtarëve të grushtit të shtetit u rrit në 840.

Sipas raportit të Organizatës për Ndihmën e të Burgosurve Politikë në Mianmar (AAPP), 3 vdekje të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit.
Në raport thuhet se numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 840 dhe gjithashtu theksohet se 4.409 të tjerë u arrestuan.
Më tej theksohet se është lëshuar urdhër për arrestin e1.881 personave të tjerë.
– Vritet udhëheqësi i lartë i grupit të armatosur etnik
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se është vrarë zv/komandanti i Ushtrisë së Kombeve të Shanni (SNA) në shtetin Kachin të Mianmarit, Sao Khun Kyaë.
Duke folur për gazetën “Irraëaddy”, zëdhënësit e SNA-së deklaruan se Kyaë u vra nga një snajper nga ushtria e Mianmarit më 26 maj teksa ishte në rrugë i shoqëruar nga truprojat.
Kyaë i cili u bashkua me SNA-në pas kryengritjes së vendit më 1988, shihej si një nga udhëheqësit kryesor të grupit të armatosur.
– Grusht shteti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.
Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë në arrest./AA/
