Kronikë

Procedohet penalisht një 54 vjeçar, dyshohet se i vuri flakën majës së Jankës

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 54-vjeçar, i cili dyshohet si autori i zjarrvënës në majën e Jankës, në Vithkuq.

Maja e Jankës ishte nën pushtetin e flakëve për më shumë se 3 ditë. Më tepër se 20 hektarë pisha janë djegur nga zjarri. Terreni ishte i vështirë për të ndërhyrë dhe për të fikur flakët kanë ndërhyrë banorëvët e Vithkuqit, por edhe kanë ardhur në ndihmë punëtorët e shërbimeve të njësive administrative Vithkuq, Mollaj dhe Drenovë, e po ashtu detashmenti i mbrojtjes civile të Korçës.

“Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton Policia.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top