Kronikë

Priste radhën për vizitë tek mjeku, vdes në poliklinikën e Beratit 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Poliklinikën e Beratit.

Një qytetar, i sëmurë ka shkuar për kontrollin rutinë dhe për të marrë rekomandim për ilaçet, por ka humbur jetën.

Raportohet se Luan Hysi, 65 vjeç po priste radhë për vizitë, por është ndjerë keq dhe ka humbur jetën.

Mësohet se 65-vjeçari ishte me dializë dhe ishte paraqitur për të marrë rekomandimin për të vijuar trajtimin, ku po qëndronte në radhë nën temperatura të larta.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top