Bota

Princesh Diana, statuja e saj ndanë britanikët

Detyra e skulptorit Ian Rank Brodley nuk ishte e lehtë .

 Ai u përpoq të kapte shpirtin e një gruaje e cila, megjithëse ka vdekur për më shumë se dy dekada, ende jeton në zemrat e njerëzve. 

Dhjetëra dokumentarë, artikuj, homazhe dhe zbulime e mbajnë atë të azhurnuar dhe të gjallë në mendjet e botës.

Pas zbulimit të statujës në kujtesën e Dianës në ditën që ajo do të kishte mbushur 60 vjeç nëse do të kishte jetuar , kritikat për rezultatin ndryshojnë. 

Kishte shumë në rrjetet sociale që shprehën pikëpamjen se artisti nuk arriti të kapte magjinë që karakterizonte gruan që fitoi titullin e “mbretëreshës së zemrës”.

Mungesa e një buzëqeshje karakteristike dhe paqartësia e të gjithë projektit është një temë diskutimi në  Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në pjesën tjetër të botës që panë fotot përkatëse. 

Sidoqoftë, dy fëmijët  e  Lady D shprehën kënaqësinë e tyre. 

Në fund të fundit, ishin ata që e porositën këtë punë në vitin 2017, viti që shënon 20 vjet që kur ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36 vjeçare.

Skulptori i zgjedhur ka lidhje të ngushta me familjen mbretërore.

 Ai e filloi karrierën e tij në vitet 1970 , kur fitoi një bursë nga Pallati.

Më pas krijoi vepra të ndryshme për vetë Mbretëreshën, duke përfshirë një bedel të fytyrës së saj në monedhat britanike .

Ai ka deklaruar se ka punuar ngushtë me të dy djemtë e Dianës për të gjetur frymëzim.

 Veshja e saj, e paraqitur në skulpturë vjen nga një foto e preferuar e Harry-t bëjnë të ditur burime pranë Pallatit Mbretëror.

Vendi i statujës është Sunken Garden në Pallatin Kensington që ishte pjesa e preferuar e Dianës.

William dhe Harry ishin të gëzuar, por edhe të ngazëllyer.

 “Sot, në 60 vjetorin e nënës sonë, ne e kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj – cilësi që e kthyen atë në një forcë për të mirën në të gjithë botën”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët. 

Të dy buzëqeshën gjatë ceremonisë së thjeshtë, ndërsa dukeshin rehat me njëri-tjetrin duek hedhur poshtë të gjithë zërat që marrëdhënia e tyre nuk është e mirë.

 Kjo ishte hera e parë që dy vëllezërit u shfaqën së bashku, pas varrimit të Dukës së Edinburgut Philip në kishëzën e Shën Gjergjit. 

Ditëlindja e Diana është një tjetër rast për të prezantuar jetën dhe veprën e saj. 

Një dokumentar i ri eksploron jetën e saj të trazuar dhe trashëgiminë që ajo la. 

Prince William and Prince Harry reunited briefly to unveil a statue of their mother, Princess Diana, on what would have been her 60th birthday.

“Every day, we wish she were still with us,” the brothers said in a rare joint statement. https://t.co/26IGxZSqOD pic.twitter.com/cALMO8pUxr— The New York Times (@nytimes) July 1, 2021

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top