Uncategorized

Princ Harry dhe Meghan Markle nderohen me çmim për këtë arsye

Princi Harry dhe Meghan Markle janë nderuar me një çmim për vendimin e tyre për të pasur vetëm dy fëmijë.

Ky vlerësim ndaj tyre erdhi nga një shoqatë bamirësie, e angazhuar për të kufizuar madhësinë e familjes për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit, “Population Matters”.

Kjo shoqatë do të shpërblejë çiftin për vendimin e tyre për të pasur një familje të vogël dhe për të shërbyer si “model për të tjerët”.

“Të kesh një familje më të vogël zvogëlon ndikimin tonë në Tokë dhe siguron një shans më të mirë për të gjithë fëmijët tanë, fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm, të lulëzojnë në një planet të shëndetshëm. Ne e përgëzojmë dukën dhe dukeshën për marrjen e këtij vendimi të zgjuar dhe për pohimin se një familje më e vogël është gjithashtu një familje e lumtur”, thanë përfaqësues të shoqatës në një deklaratë.
Në vitin 2019, çifti tha për “British Vogue” se po planifikonin “maksimumi dy” për të zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top