Jetë/stil

Prej 12 vitesh së bashku/ Shakira zbulon pse nuk martohet me Pique

Ata janë pa dyshim një nga çiftet më të famshëm në botë.

Shakira dhe Gerard Pique e nisën romancën e tyre në vitin 2010, në të njëjtën kohë kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, madje futbollisti u shfaq në një video të këngës së saj “Waka waka”.

Mirëpo, pas më shumë se dhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve së bashku, çifti ende nuk janë martuar.

Të dy jetojnë së bashku në Barcelonë dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha.

Pavarësisht se kanë një dekadë së bashku dhe jetojnë si çift i vërtetë, Pique dhe Shakira ende nuk janë martuar dhe nuk do të martohen, të paktën duke gjykuar nga fjalët e këngëtares kolumbianes.

Në një intervistë në podcastin “Planet Weird”, Shakira zbuloi arsyen pse ata nuk janë martuar ende, duke theksuar se nuk dëshiron që Pique ta shohë atë si gruan e tij dhe se dëshiron të ruajë magjinë duke qenë “e dashura e tij”.

“Më tremb ideja e martesës. Është si një frut i ndaluar, preferoj ta mbaj të kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur.

Më herët dyshja kanë shpjeguar vazhdimisht përmes mediave se nuk janë një “çift tradicional” dhe për këtë është e vështirë të besohet se do të martohen së shpejti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top