Kronikë

Pranga 63-vjeçarit në Lushnjë: Dogji plehrat, rrezikoi të bënte shkrumb tokat dhe bizneset

Në një kohë kur në veri dhe në jug të vendit vazhdon beteja me zjarret, një vatër e re u ndez në Dushk të Lushnjës!

Krejtësisht indifferent për tërë atë betejë  në të cilën qenë angazhuar mijëra vetë për t’i shuar ndërkohë që mijëra ha tokë e pyje u shkrumbuan, 63-vjeçari Bajram Kalari ka shkuar të djegë ca mbeturina në krah të rrugës automobilistike Lushnjë – Rrogozhinë me bindjen se e kishte situatën në kontroll.

Mirëpo natyra s’e ka pyetur, zjarri i ka dalë nga kontrolli i rrëmbyer prej erës dhe ka rrezikuar ambientin rreth e rrotull dhe sidomos bizneset në të dy anët e rrugës.

Policia e ka arrestuar në moment Bajram Kalarin, 63 me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top