Kronikë

Policia tërë natën aksion në Malësinë e Madhe, kap trafikantin me 286 kg kanabis

Policia e Shkodrës e ka kaluar natën në një operacion për kapjen e një trafikanti droge në Malësinë e Madhe. 

Pasi kishte marrë njoftim nga burime të saj se një sasi kanabisi e sapokorrur në Rapsh do të transportohej nga Vermoshi në Koplik e pastaj në Shkodër,  Policia zhvilloi operacionin e koduar “Rapshi”.

Policia arriti të arrestonte transportuesin Kastriot Guraj, 44 vjeç nga fshati Dobraç i Shkodrës, që kishte qënë më parë i dënuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar kanabis në Rapsh të Malësisë së Madhe dhe po e transportonin në drejtimin Vermosh-Koplik-Shkodër, shërbimet e Policisë në fshatin Rapsh gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bllokuar automjetin që tranportonte lëndën narkotike ende të njomë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.

I arrestuari akuzohet për”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top