Kronikë

Policia bllokon ‘Benzin’me 20 kg kanabis, në pranga dy të rinj

Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike kanabis në Mirditë. Në pranga kanë rënë 2 shtetasit që posedonin lëndën narkotike, Odison J. dhe Roland P.

Lënda narkotike u kap në një automjet me të cilën po lëviznin të rinjtë në fshatin Rrenja e Zezë.

“Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin O. J. dhe pasagjer shtetasin R. P., në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.  Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve O. J., 22 vjeç banues në Mirditë dhe R. P., 37 vjeç, banues në Lezhë” njofton policia.

Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top