Kronikë

Policia arreston mbjellësin e kanabisit në Skrapar, e pëson dhe kreu i njesisë administrative

Policia e Skraparit ka zbuluar kanabis të mbjellë në  zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë.

 Pas hetimeve të para, efektivët arrestuan 36-vjeçarin L.Sh, banor i fshatit Grevë, i dyshuar për mbjelljen e këtyre bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në  banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike. 

Në vazhdim filloi procedimi penal në gjendje të lirë për F.Sh, 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.  

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top