Kronikë

Po lahej, humb jetën shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në provincën e Pistoia, Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën ndërsa ishte duke u larë në det.

Bëhet fjalë për 62-vjeçarin shqiptar M. Sinameta, i cili ishte së bashku me familjen duke kaluar disa ditë pushimesh në zonën e Marina di Vecchiano.

Lajmin e keq e ka dhënë kryebashkiaku i Marina di Vecchiano, Massimiliano Angori, i cili ka theksuar se ‘lutemi për humbjen e madhe që ka goditur komunitetin tonë në këtë ditë të nxehtë grushti’.

Nga të dhënat e para mësohet se shqiptari ishte duke u larë në det kur është goditur nga një atak kardiak.

Edhe pse ndihma mjekësore ka qenë shumë e shpejtë, ai nuk ka mundur të mbijetojë, por ka humbur jetën në sytë e familjes së tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top