Kronikë

Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 20-vjeçari, prangosen edhe dy të dyshuar për vjedhje

Plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Policia e Vlorës ka arrestuar gjithashtu edhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë

Plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në datën 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit P. S, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim M. H., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 18.04.2021, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale ‘’Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top