Kronikë

Plagoset me thikë 35-vjeçari në Kavajë, arrestohen dy autorët

Dy persona janë arrestuar në Kavajë, pasi janë përfshirë në një sherr me thika. Sipas uniformave blu janë prangosur S. D., 39 vjeç dhe Sh. P., 37 vjeç.

Këta të fundit mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 Kavajë, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës K. L., 35 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr mjekim për shkak të plagëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 39 vjeç dhe Sh. P., 37 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4 Kavajë, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top