Jetë/stil

Pink në zi, këngëtarja humb njeriun e saj më të dashur

Pink ka humbur një nga njerëzit e saj më të dashur, të atin. Ajo ka bërë në Instagram një postim në nder të babait të saj, Jim Moore. 

Rreth një vit më parë këngëtarja zbuloi se i ati vuante nga kanceri dhe se ishte nënshtruar një kimioterapie. Mirëpo këngëtarja nuk e ka zbuluar ende se cili ishte shkaku i vdekjes së të atit.

Këngëtarja postoi dy foto bardhë e zi duke kërcyer me të atin, në njërën kur ka qenë fëmijë dhe një tjetër ku shfaqet e rritur.

“Përgjithmonë”, shkruan ajo përkrah fotove.

Menjëherë pas këtij postimi ajo mori mesazhe të shumta ngushëlluese nga miq të saj të njohur.

Në korrik të 2020-s, këngëtarja zbuloi se i ati i shte nënshtruar një kimioterapie për shkak të kancerit në prostatë. Ajo tregoi se i ndjeri kishte pësuar dëmtime në shpinë dhe se kishte humbur funksionin në këmbë.

“Këtu është ai, babai im, i frikësuar dhe me dhimbje i ulur përkrah dashurisë së jetës, Grace jonë dhe çfarë po bën ai??? Po qesh, po bën shaka. Po i bën të gjithë të tjerët të ndihen më mirë”, shkroi ajo asokohe në një foto të babait nga spitali.

Në fillim të kësaj jave, ajo postoi një foto të saj të vjetër duke performuar në skenë bashkë me të atin.

“Daddy-Sir”, shkroi Pink përkrah postimit.

https://www.instagram.com/p/CTELWkAM6BR/?utm_source=ig_web

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top