Kronikë

Pesë të arrestuar në një lokal në Patos në momentin e shitjes së drogës/ Emrat

Pesë persona janë arrestuar në një lokal në Patos në momentin kur ishin duke shitur 7 kg kanabi dhe 6 doza kokainë: Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj, Simon Toska.

Policia e Fierit kishte marrë informacion në rrugë policore se një lokal në fshatin Ofiçinë të Patosit ishte përshtatur për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e drogës, ndaj edhe ka organizuar një operacion të koduar si “Ofiçina”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i pesë personave, nga 30-47 vjeç: Fatmir Dhimos (Ademi), 47 vjeç, Leonard Gropa, 50 vjeç, Ilir Nuhaj, 30 vjeç, Dardan Kamberaj, 45 vjeç, banues në Patos dhe Simon Toska, 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit 45-vjeçarit Dardan Kamberaj në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën 7 kg kanabis, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.

Dosja e tyre do t’i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për tri vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top