Kronikë

Pesë grupe kriminale bashkëpunim për trafikun e hashashit dhe të kokainës, SPAK urdhër-arrest për 42 persona

SPAK ka lëshuar urdhër- arreste për 42 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një rrjeti kriminal.

Raportohet se ka arrestime në disa qytete. Bëhet fjalë për 5 grupe kriminale që ishte shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Për këtë aktivitet të paligjshëm dyshohen se janë të përfshirë 44 persona, ndërkohë që për një prej tyre është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ dhe për një tjetër ‘arrest shtëpie’.

Burimet bëjnë ne dije se janë 5 grupe që kane bashkëpunuar për kultivim dhe trafik hashashi dhe sasi të vogla kokaine. Hetimi për këtë rrjet kriminal nisi që nga 2019-ta, ndërsa në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, gati 400-500 kg kanabis në total.

Po ashtu mësohet se 10 prej këtyre personave kanë qenë ndërkohë në burg. Ndërkohë, kultivimi i kanabisit bëhej në zonat e Vlorës dhe të Tepelenës, ndërsa shitje bëhej brenda vendit dhe një rast kalimi ka qenë në Maqedoni.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top