Bota

Persona të armatosur bastisin qytetin meksikan, i vendosin flakën shtëpive dhe makinave e rrëmbejnë dhjetëra njerëz

Persona të armatosur kanë rrëmbyer plot 21 persona në Meksikë.

Nën kërcënimin e armës, ata bastisën qytetin Pantelho duke djegur disa shtëpi, automjete dhe rrëmbyer njerëzit.

Zyrtarët në Chiapas thanë se rreth 200 persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët pretendohet se janë anëtarë të grupit të dalë së fundmi “El Machete”, kanë bastisur qytetin Pantelho një ditë më parë.

Duke theksuar se “El Machete” u themelua me pretendimin për të luftuar sulmet e karteleve të drogës që vepronin në Chiapas, autoritetet deklaruan se persona të armatosur po ecnin nëpër qytet me justifikimin e gjetjes së kriminelëve.

Aktivisti Pedro Gomez i cili jeton në rajon tha se grupi i vuri flakën të paktën 3 automjeteve dhe 10 shtëpive.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top