Dy persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Durrës.

Ndër të arrestuarit është edhe një 31-vjeçar banues në Arrameras të Krujës. I riu u vu në pranga pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë.
Për pasojë, drejtuesi i motorit ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.
