Kronikë

Përplasen makinat në Austri, vdesin dy shqiptarë

Një aksident i rëndë është shënuar në St. Polten të Austrisë, ku i ka marrë jetën dy shqiptarëve.

Aksidenti tragjik ndodhi pas përplasjes së dy automjeteve. Ngjarja ndodhi të të dielën në mëngjes në Ëestautobahn (A1).

Në këtë aksident mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Lajmi u konfirmua nga Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake.

Sipas policisë, aksidenti erdhi pasi që dy makina u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top