Kronikë

Përndoqi dhe shantazhoi të renë duke i kërkuar marrëdhënie s*ksuale, pranga 57-vjeçarit

Një 57 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka përndjekur dhe shtantazhuar një të re. Sipas policisë burri i ka kërkuar 20 vjeçares të kryejnë marrëdhënie seksuale, duke e shantazhuar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”  i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top