Kronikë

Përmbyset kamioni me dru dhe zë poshtë Drejtorin e Pyjores në Maliq, trupi i pajetë nxirret nga banorët (Emri)

MALIQ

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan, në Maliq.

 Një kamion tip IFA, i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga, duke u përmbysur, dhe për pasojë ka zënë poshtë një person, i cili ka ndërruar jetë.

Viktimë ka mbetur 38-vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i Pyjores pranë Bashkisë së Maliqit. Ai është hedhur për të shpëtuar, por mjeti e ka zënë poshtë, duke i marrë tragjikisht jetën.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë në kamion i bashkë me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top