Kronikë

“Perimetri”/ Tentoi të kalonte përtej kufirit 9 klandestinë, pranga të riut në Pogradec

Në vazhdën e operacionit të koduar “Perimetri”, Policia e Korçës ka vendosur në pranga 34-vjeçarin D. H.

Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor i 27-vjeçarit M. Xh., i cili u arrestua disa ditë më parë në Pogradec, pasi u konstatua në makinën e tij “BMW”, me 9 emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Vihet në pranga një tjetër shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë ndalimin e shtetasit D. H., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.05.2021, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili po transportonte me mjetin tip “BMË”, 9 emigrantë të paligjshëm, rezultoi se bashkëpunëtor i tij në këtë aktivitet kriminal ishte edhe 34-vjeçari D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top