Sport

Përçahen tifozët shkodran, shkarkimi i Brdaric sjell pakënaqësi, tani “frenat” i merr dyshja Plori-Miloti

Nuk ishte një ditë verë në Shkodër, jo të gjithë festuan, pasi largimi i Thomas Brdaric solli pakënaqësi në radhët e tifozëve.

Vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit nuk është pritur mirë, pasi pjesa më e madhe e tifozëve nuk ia faturojnë teknikut gjerman faktin që Vllaznia doli nga gara për titull.

As vetë Brdaric nuk ishte dakord me këtë vendim, fundja ekipi i tij ishte ende në garë për të siguruar një vend në Evropë, ndërsa luanin edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, një trofe që pikërisht Brdaric ia riktheu Vllazninsë pas afro 13 vitesh.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Në fund drejtuesit e klubit vendosën veton duke e konsideruar këtë vendim si në të mirë të skuadrës dhe ekipit, shihej si lëvizja e vetme për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni. Brdaric largohet nga Vllaznia pas një viti e gjysmë, pas 76 ndeshjeve me një bilanc prej 29 fitoresh, 21 barazime dhe 16 humbje, një Kupë Shqipërie dhe nën kampion, ku një vit më parë e humbën titullin vetëm për shkak të golavarazhit.

Tani drejtimin e ekipit e merr dyshja shkodrane Plori-Miloti, një zgjedhje kjo që zbuti sadopak zemërimin e tifozëve pasi të dy gëzojnë respekt në Shkodër. Dyshja e re do të debutojë në transfertë përballë Egnatias.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top