Showbiz

Pasi i dha fund me Kejsin, u hodh në krahët e modeles? Reagon për herë të parë Stresi

Së fundmi, reperi i njohur, Stresi është përfolur nëpër mediet rozë se ndodhet në një lidhje me modelen, Klarisa Pengu. Çdo gjë nisi kur në rrjet u publikua një foto e dyshes.

Ditën e djeshme, Stresi ka reaguar në llogarin e tij të “Instagrami”-it, me një ‘story’ duke mohur zërat që qarkullojnë lartë e poshtë për ta.

Ai ka deklaruar që thjesht janë takuar në një koncert dhe modelja i ka kërkuar foto. Gjithashtu, në këtë mënyrë, Stresi ka bërë të ditur se është ‘single’, duke shuar të gjithë kuriozitetin e fansave.

“O lali unë jam single lali, vajzën e kam parë për herë të parë në një koncert dhe ka ardhur ka bërë një fotografi me mua, kemi qenë me pronarin, ishim duke ngrënë darkë sipër klubit dhe kaq”, tha reperi.

I njëjti gjatë në ‘showbiz’-in shqiptar u komentua edhe për marrëdhënien me Keisin, me të cilën ishte në prag të martesës.

Sidoqoftë, dyshja kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin që një kohë të gjatë.

Rikujtojmë se Stresi ka publikuar këngën e re me titullin “Mafioz” dhe erdhi në bashkëpunim me reperin e ri, Ger.

Kënga e tyre e re është vizualizuar edhe me klip i cili tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në “YouTube” dhe padyshim është pritur mirë nga fansat e reperit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top