Sociale

Pashkë në një vend tē lashtë

Me Pater Nikolla Xhufka dhe urimin për besimtarët ortodoksë.

Nga Flutura Açka.

Askujt nuk ia merr mendja se mu në zemër të kalasë së Elbasanit, aty ku dikur pata ndalur të mblidhja kokrrat e një ideje të madhe, është një qoshk nëndhese ku shërben Pater Nikolla Xhufka.

Mos prisni ndonjë plakush që endet me veladon gjithkohë.  Jo, është një djalosh i ri, që ndonjëherë e ndesh rrugëve me veshje sportive, që të flet për Zotin kur shërben, por edhe për letërsinë kur është jashtë shërbimit.

Kisha ku shërben ai nuk ka madhështinë e atyre që kemi mësuar të shohim. Ajo quhet Kishëza e Shën Kozmait; është e nëndheshme, të duhet të zbresësh në shkallëza druri për ta vizituar, rrethohet nga muret e vjetra të kalasë dhe ka në pasuri të saj Lipsanin (Eshtrër) të Shën Joan Vladimirit të famshit të fshatit të Shijonin, nga vijnë edhe të parët e mi nga gjyshja e mamasë.

Me gjyshe Lanthinë shkonim në fëmijërinë time çdo 4 qershor në Shijon, ajo më linte të luaja me fëmijēt e të afërmve dhe vetë hynte fshehur në manastir.

E mbaj mend ato ditë se përkonin me ditëlindjen time, të cilat më së shumti në fëmijëri i kam kaluar pranë kētij vendi të shenjtë.

Ia them këto Pater Nikollës dhe ai më mirëpret e më tregon historinë e Lipsanit që gjendet në Kishëzën e tij.

Kur u dogj Manastiri i Shën Joanit, arka me eshtrat e shenjtit u çua në Kishën e Shën Marisë, dhe kur u mësua se edhe ajo do të digjej, gjyshi i Pater Nikollës e solli në këtë vend të nënsheshëm për ta ruajtur. Kur gjithçka u qetësua dhe arka u kthye në kishë e sigurtë, në mirënjohje për aktin e tij, At Spiro Veli i dhuroi në shenjë mirënjohjeje këtë Nipsan.

Nga ky takim i beftë me Pater Nikollën, unë do të kthehem shpesh në Kishëzën e vogël të Kalasë, në kujtim të gjyshes sime, por edhe në mbështetje të njē djaloshi të ri, i cili nuk mēnon të artikulojë se Fan Noli duhet shpallur shenjt nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Gëzuar Pashkët miq dhe të afërm të mi ortodoksē!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top