Bota

Pasaporta e vaksinimit, Spanja shpreson rikthimin e turistëve brenda qershorit

Spanja, një nga vendet e cila fokusohet më së shumti në turizëm shpreson të hapet për turistët nga jashtë brenda qershorit, në një kohë që planet për vënien në qarkullim të pasaportës anti-COVID ecin përpara.

Spanja, një nga vendet e cila fokusohet më së shumti në turizëm shpreson të hapet për turistët nga jashtë brenda qershorit, në një kohë që planet për vënien në qarkullim të pasaportës anti-COVID ecin përpara.

Ministri spanjoll i turizmit Fernando Valdés, deklaroi se në muajin maj do të mbahet një provë pilot në mënyrë që Spanja të ishte gati të priste turistët muajin tjetër.

Valdés tha në një konferencë se vendi i tij do të ishte “gati në qershor për të pranuar të gjithë turistët nga e gjithë bota.  Sidoqoftë, çdo skemë për të hapur turizmin nga vendet jo evropiane do të varej nga certifikata digjitale e gjelbër e BE. Pasaportë e cila do të tregonte këdo që është vaksinuar kundër Covid, ka një test negativ ose ka kaluar COVID-19 kohët e fundit. Disa vende tashmë kanë filluar të përdorin leje digjitale për të lehtësuar izolimet lokale.

Çelësi i certifikatës digjitale të BE është një kod QR i cili përmban të dhëna personale, për të cilin Komisioni evropian garanton qytetarët se është i sigurt. BE  tanimë ka filluar diskutimet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar njohjen e certifikatës përtej Evropës.

27 vendet anëtare duan gjithashtu të përfshijnë vende  si Norvegjia, Islanda dhe Zvicra e po ashtu edhe nga SHBA.  Komisioni Evropian ka thënë se nuk ka pasur “asnjë kontakt” me Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje.

Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Grant Shapps tha të Mërkurën se pushuesit në Angli do të ishin në gjendje të përdorin aplikacionin celular të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për të treguar se kishin bërë një test ose një vaksinë.

“Unë jam duke punuar me partnerë në të gjithë botën për t’u siguruar që sistemi mund të njihet ndërkombëtarësh, pasi kjo është rrugë përpara,” duke cituar SHBA, Kanada dhe anëtarët e tjerë të vendeve të industrializuara të G7.

Në Danimarkë, aplikacioni Coronapas përdoret për të lejuar klientët të cilët janë vaksinuar ose janë shëruar të hyjnë në bare, restorante dhe muze.

Një skemë e ngjashme në Izrael, e cila ka një nga nivelet më të larta të vaksinimeve në botë, lejon përdoruesit të qëndrojnë në hotele, palestra dhe teatro.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top