Showbiz

Pas thashethemeve se janë rikthyer, Jennifer Aniston tregon raportin me Brad Pitt

Thashethemet se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë rindezur romancën e tyre pas divorcit në 2005 kanë qenë të shumta, sidomos pas ndarjes së aktorit nga Angelina Jolie.

Aniston u bashkua me ish-bashkëshortin në shtator për një tryezë virtuale në “Fast Times at Ridgemont High”, ku dhe shkaktuan thashethemet për një romancë mes tyre.

Por së fundmi, Aniston ka dhënë një intervistë ku është shprehur se ata janë thjesht miq me njëri-tjetrin.

“Brad dhe unë jemi shokë, ne jemi miq … Dhe ne flasim,” tha ajo. Duke komentuar takimin virtual të vjeshtës së kaluar, Aniston tha: “Ishte absolutisht argëtuese. Nuk ka asgjë të çuditshme, përveç të gjithëve që ndoshta e panë dhe donin të ndodhte. Ne u argëtuam dhe ishte për një qëllim të madh.”, tha aktorja e “Friends”.

Pas bashkimit të tyre virtual, të dy u panë duke përshëndetur njëri-tjetrin në tapetin e kuq në “Screen Actors Guild Awards” në Janar.

Kujtojmë që Pitt ka qenë në një betejë të gjatë ligjore me Angelina Jolie.

Pak javë më parë, ai fitoi kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre por aktorja është shprehur se do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top