Kanye West prej javësh ka vazhduar me sulme të një pas njëshme kundrejt Kim Kardashian.

Reperi që shprehej vazhdimisht se ai dhe Kim do të ktheheshin sërish bashkë, duket se ka humbur shpresat dhe po vazhdon me sulme ndaj ish-gruas dhe familjes së saj.

West së fundmi ka fyer stilin e prindërimit të gruas së tij, duke sulmuar në mënyrë specifike vendimin e Kim për të lejuar vajzën e tyre tetëvjeçare North të përdorte “TikTiok”, madje edhe me mibkqyrjen e të rriturve.
Klanit Kardashian-Jenner, duket se i ka ardhur në majë të hundës me veprimet e pafalshme të reperit Ye dhe përçarjet publike.

Një kërkim i shpejtë në “Instagram” zbulon se Kourtney, Khloe dhe Rob Kardashian, së bashku me Scott Disick dhe Tristian Thompson, nuk e ndjekin më Kanye-n.
Modelja Kendall Jenner dhe i dashuri Devin Booker, si dhe Kylie Jenner dhe Travis Scott, gjithashtu duket se kanë shtypur butonin unfollow.

Ky është një tregues i qartë se Kim është e bindur që nuk ka kthim prapa dhe po shijon lidhjen me Pete Davidson.
