Showbiz

Pas përkushtimit ndaj fesë islame, pushimet verore të Shkëndije Mujajt s’ngjajnë aspak me ato të viteve më parë

Shkëndije Mujaj tashmë ka zgjedhur një tjetër rrugë në jetën e saj, duke iu përkushtuar fesë islame. Ajo mban mbulesë dhe prej kohësh është zhvendosur në Zvicër.

Meqënëse jemi në sezon veror, edhe Shkëndije ka ndarë disa ditë për të pushuar buzë detit.

Artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto e video, me anë të të cilave tregon se ka nisur pushimet verore. Por ndryshe nga vitet më parë, tani ajo nuk shfaqet me bikini seksi që i tregojnë linjat trupore në bregdet.

Në imazhet e postuara online, Mujaj shihet me shami në kokë dhe e veshur me streçe të zeza e me një bluzë me mëngë të gjata. Ajo shihet me make up në fytyrë dhe me një kapele mbi kokë për ta mbrojtur nga rrezet e diellit.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top