Në muajin shkurt, këngëtarja Dafina Zeqiri, tregoi se i ishte nënshtruar një operimi të vështirë në gju, pas dëmtimit të ligamenteve, ajo ndau me fansat e saj video të ndryshme për të treguar se sa zgjati dhe si kaloi periudha e rikuperimit për të.

Këngëtarja tregoi se gjatë asaj kohe të vështirë pati pranë gjithë njerëzit e saj, sidomos të dashurin, DjGeek, që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës, duke u kujdesur vazhdimisht për të.
Fatmirësisht kjo periudhë delikate ka kaluar plotësisht për këngëtaren dhe ajo i është rikthyer aktivitetit të saj normal fizik, Dafina ka publikuar në rrjete sociale një video duke u stërvitur sërish në palestër 3 muaj pas operimit.
“3 muaj pas op.eracionit, le të qëndrojmë të shëndetshëm le të bëhemi fit tërhiq qëllimet e tua, mund ta bësh nëse e do me të vërtetë”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.

