
Njihuni me Ayse Karatay, 116-vjeçare nga Turqia e cila ka habitur mjekët sesi ia doli ti shpëtojë vdekjes si pasojë e Covid-19. MEdiat ndërkombëtare shkruajnë se e moshuara u shtrua në spital 1 muaj më parë, ndërsa pas 3 javësh kurim, ajo u përmirësua duke dalë nga spitali.
Për mediat, djali i saj tha se 116-vjeçarja kishte marrë një dozë të vaksinës anti- Covid dhe mjekët dyshojnë se ky mund të jetë shkaku pse ajo e mundi virusin. Mediat rikujtojnë se kështu ishte edhe fati i murgeshës franceze, e cila u infektua me Covid-19 në moshën 117 vjeç dhe e kaloi me simptoma shumë të lehta.
