Kronikë

Pas ekzekutimit në Vlorë, vrasje në Lushnjë: Vdes babai, plagoset i biri

Një 62 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij 31 vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Sipas informacionit të policisë, shtetasi Sofokli Shani  si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit Rako Qorri , ka vrarë me armë zjarri Rako Qorrin , 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin Kejdi Qorri, 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:47, më 2 qershor.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Sofokli Shani, 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të rretahnave të ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top