Ajo është një nga aktoret shqiptare më të preferuara për publikun.

E kemi fjalën për Mariana Kondi, e cila ka marrë titullin “Mjeshtre e madhe”.
Aktorja është nderuar me këtë titull nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke shënuar kështu një pikë kulminante në karrierën e saj shumëvjeçare.
Ceremonia u zhvillua në Presidencë, krah personave të dashur të aktores.
“Ky titull ka ardhur në kohën e duhur, pas 40 viteve karrierë, vlerësim për të cilin ndihem e surprizuar nga ky institucion dhe sigurisht, institucionet i bëjnë individët”, u shpreh Mariana.


