Egli Tako dhe Olsi Bylyku prej disa kohësh po shijojnë pushumet në Jug të Shqipëris nga ku kanë ndarë momente të ndryshmë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme, partnerja e aktorit zhvilloi një bisedë virtuale me dnjekësit dhe kurioziteti më i madh që ata kishin ishte sa vite ka që ka nisur marrëdhënia e tyre dhe nëse kanë menduar të bëhen prindër së shpejti.
“Ke menduar ndonjëherë të bëhesh mama tani afër?”, ishte pyetja që iu bë Eglit, së cilës ajo iu përgjigj: “Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e kam në plan për momentin…”.
Një tjetër ndjekëse e pyeti: “Sa për qind e do Olsin?”. Kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares, prandaj përgjigja e saj ishte kjo: “Aman, ku i gjeni këto pyetje?! Si mund të matet dashuria me përqindje? Apo me njësi matëse? E dua. Mere vendose në peshore këtë fjalën dhe shikoje sa kile bën. Më thuaj dhe mua pastaj se jam kurioze.”


